Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji kur besimtarët i shtojnë adhurimet në raport me Zotin, por edhe veprat e mira në raport me njerëzit, përfshirë këtu edhe bamirësinë dhe ndihmën financiare ndaj njerëzve në nevojë.

Ramazani është periudha më e ngarkuar edhe për ne si Islamic Relief pikërisht për shkak të aktiviteteve të shumta dhe përgjegjësisë për të dërguar në vend amanetin dhe donacionet tuaja.

Përveç ndihmesës përmes sakadasë, zekatit, shpërndarjes së pakove ushqimore, dhurimit të iftareve të gatshme, shpagimit të Ramazanit (fidjeve), vitrave, ju po ashtu mund të dhuroni donacione edhe për ndërtimin e shtëpive dhe hapjen e bunareve për jetimët.

Një risi tjetër gjatë këtij Ramazani është edhe libërthi i aktiviteteve të Ramazanit për fëmijët. Me librin e bukur, të mbushur me lojra argëtuese dhe edukative, ju mund t’u tregoni fëmijëve tuaj se sa i bukur dhe i këndshëm është muaji i Ramazanit. Të ardhurat nga shitja e librit do të përdoren në kampanjat për fëmijët jetimë dhe familjet në kushte të vështira, andaj duke e blerë këtë libër, ju po ashtu kontribuoni në përmirësimin e kushteve të familjeve në nevojë.

Ju mund ta lehtësoni urinë e dikujt, ta shuani etjen e dikujt, ta lehtësoni barrën dhe vështirësitë e dikujt.

Dhuroni pakot ushqimore, sadakatë, fidjet, iftaret, zekatin tuaj në ndihmë jetimëve nevojtarë!

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT