Menaxheri për ngritjen e fondeve, Lavdim Gashi dhe Vegim Rashiti, menaxher për media e komunikim po qëndrojnë në një vizitë disa ditore në Birmingham të Anglisë për të prezantuar punën e të arriturat e Islamic Relief Kosova dhe Islamic Relief Albania gjatë kampanjës së Ramazanit.

Në këtë takim që njëkohësisht po shërben edhe si grup punues po marrin pjesë edhe zyret tjera partnere të Islamic Relief nga Spanja, Italia, Irlanda, Norvegjia, Finlanda, Kosova, Shqipëria dhe Indonezia.

Ndër të tjera, takimi po shërben edhe për ta vlerësuar punën e deritashme, e për t’i shkëmbyer përvojat dhe mësimet e nxjerra.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT